MotoGP | Rossi bën bilancet dhe pranon Marquez-in

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
12 Tetor 2018 12:37
Yamaha në vështirësi

Karriera e një piloti është e përbërë nga fitore dhe kujtime, në rastin e Valentino Rossi-t edhe e rekordeve, për shembull Çmimet e Mëdhenj dhe botërorët e fituar. Sot në pistë me italianin është dhe Marc Marquez, i cili mund të thyejë rekordet e Rossi-t, sepse ka fituar 68 gara dhe 6 botërorë në moshën 25-vjeç. Italiani në të njëjtën moshë kishte fituar 67 gara dhe kishte të njëjtin numër botërorësh.

“Marquez mund të thyejë rekordet e mi, por kjo çështje nuk më shqetëson” – ka thënë Rossi gjatë një eventi të organizuar nga sponsori Dainese në Londër. Duhet që të mendosh për karrierën dhe mendoj se e imja ka qenë e mirë, kam fituar shumë gara dhe kam pasur mundësinë që të fitoja më shumë botërorë. Shqetësimi më i madh është ai i vitit 2006 kur në Valencia humba titullin botëror për shkak të një gabimi”.

Në këtë moment peshon edhe situata jo shkëlqyese e Yamaha-s. “Jemi në vështirësi prej kohësh, diferenca me Honda-n dhe Ducati-n është e madhe sepse ata kanë punuar shumë gjatë periudhës së fundit. Duhet që të përmirësohemi në të gjithë paketën, por hapësira në të cilën vuajmë më shumë është pjesa elektronikë e motorit. Në këtë pjesë Honda dhe Ducati janë më të fortë”, tha Rossi, i cili më vonë vijoi që të fliste për të tjera shqetësimë.

“Kërkoj përherë që të nxitoj me Yamaha-n sepse përmirësohet motori dhe mendoj se vitin e ardhshëm mund ta modifikojmë. Kemi provuar mostrën e parë, shpresoj që përmirësimet të bëhen për të pasur fuqi më të madhe, por në të njëjtën kohë të ketë dhe akselerim të ëmbël. Në këtë moment në MotoGP është shumë e rëndësishme që të shihen gomat, kështu që karakteri i motorit është thelbësor. Shpresoj që versioni i vitit 2019 të jetë më i mirë nga ky që kemi”. /EDS/

***********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike