MotoGP/ U bashkuan me Ducati-n, flasin dy pilotët e rinj

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Mars 2018 21:35
Entuziazëm në debutim

Gjatë prezantimit të ekipit Alma Pramac kanë folur dhe pilotët, të cilët kanë ilustruar shpresat dhe objektivat për sezonin 2018. I pari që mori fjalën është Danilo Petrucci: “Jam shumë i lumtur që do të garoj këtë vit me Pramac Racing. Jam piloti që kam garuar më tepër me këto ngjyra dhe jam krenar për këtë. Kemi bërë përherë gjëra të mëdha që kur kam arritur këtu në vitin 2015. Ky do të jetë sezoni më i rëndësishëm. Kam një motor zyrtar, kam pritshmëri të madhe dhe nuk vit eksperiencë më tepër dhe do të kërkoj që të bëj më mirë se sezoni i shkuar”.

Nga ana tjetër, Jack Miller flet për debutimin te Ducati: “Kam arritur në këtë ekip me entuziazëm të madh. Kampionati është pranë nisjes dhe këtë javë do të jetë GP i parë i sezonit. Për këtë jam shumë i gatshëm dhe i motivuar. Deri në këtë moment kemi bërë një punë të madhe dhe në teste dhe nuk presim që të fluturojmë në Katar këtë të diel. Kam pritshmëri të madhe për këtë aventurë të re me Alma Pramac Racing”.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike