MotoGP | Yamaha kërkon trium në pistën më të vështirë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Gusht 2018 14:00
Flasin Rossi dhe Vinales

Pa fituar asnjë garë, Valentino Rossi gjendet i dyti në tabelën e klasifikimit, me 49 pikë diferencë nga Marc Marquez. Këtë fundjavë në Red Bull Ring mund të jetë një mundësi e mirë për të shkurtuar distancën. Edhe pse në Spielberg Yamaha ka qenë pak më tepër në vështirësi.

“Cirkuiti për Çmimin e Madh të Austrisë – ka thënë “The Doctor” – nuk ka qenë i mirë me ne, nuk mund të thuhet se është i preferuari jonë, sepse dhe vitin e shkuar vuajtëm shumë. Gjithsesi motori i këtij viti është përmirësuar dhe kështu që do të kërkojmë që të bëjmë një fundjavë të mirë dhe, nëse është e mundur, të luftojmë për podiumin. Do të bëjmë më të mirën”.

Për Maverick Vinales mund të jetë momenti që të rimëkëmbet pas rënies që bëri në Republikën Çeke. “Java në Brno ishte për t’u harruar, nuk e shoh momentin që të garoj në Austri dhe të kapërcej atë problem të pistës së Çekisë, sepse dua që të qetësohem nga ai incident: është mëkat, kisha disa gjëra për të provuar me akselerimin, aspekt themelor për Zeltweg. Gjithsesi, e dimë që duhet të vazhdojmë të kapim pikët për të qenë të paktën në tre më të mirët e kampionatit dhe të shohim mundësinë për ta fituar. Vitin e shkuar gara në Austri nuk ishte e mirë për ne, morëm vendet 6 dhe 7 dhe shpresoj që këtë vit të kapim rezultate më të mira”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike