MotoGP/ Yamaha pret bashkëpunimin me një ekip satelit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Mars 2018 20:34
Ja kush është skuderia që shpreh interesin

Sezoni i ri është gati që të nisë, por ekipet janë duke bërë lëvizjet për vitin 2019. Angel Nieto Team nuk ka fshehur interesimin për një mundësi bashkëpunimi me Yamaha-n. Pas ndarjes nga Tech 3 skuderia japoneze është pa një ekip satelit.

Bëhet fjalë për një opsion që do të na pëlqente ta merrnim në konsiderim”, ka shpjeguar për Crash.net Gino Borsoi, drejtori sportiv i Angel Nieto Team. “Nuk e dinim, ishte surprizë për ne. Tani është një tjetër portë e hapur për ne dhe duam që ta marrim në konsideratë”.

Që nga viti 2016 është riemëruar Angel Nieto Team mbi dy Ducati për të konkurruar në MotoGP. Alvaro Bautista dhe Karel Abraham, dy pilotët aktual, kanë në dispozicion respektivisht Desmosedici-n e sezonit të shkuar të GP 2016.

“Objektivi jonë është që të jemi pjesë e fabrikës, të jemi skuadra e dytë, dhe në këtë moment nuk jemi. Me Yamaha-n ndërkohë kemi këtë mundësi, por nuk kemi nisur ende të flasim me ta. Ndoshta, dera është ende e hapur, ose dikush në paddock ka firmosur një akord”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike