MotoGP| Zhgënjeu në Misano, Rossi 'gjen' fajtorët

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Shtator 2018 14:08
U rendit i shtati

“Ka qenë vërtetë e vështirë, motori po bëhej gjithnjë e më i vështirë për t’u drejtuar në mëngjes. Nuk di se si ta shpjegoj se çfarë ndodhi. Atmosfera në Misano ishte e duhura, më vjen keq për tifozët që prisnin një garë më të fortë nga unë”. Valentino Rossi nuk e fsheh zhgënjimin e tij për garën e Misano-s në shtëpinë e tij.

“Siç ndodh shpesh ne e nisim kampionatin në njëfarë niveli, por të tjerët po përmirësohen dhe ne luftojmë”, analizon ‘Doktori’: “Në FP4 ishim mjaft të fortë, Maverick ishte i pari në kualifikuese dhe çdo gjë shkoi mirë. Më pas gjatë javës çdo gjë ndryshoi dhe motori u bë i vështirë për t’u drejtuar. Kam luftuar mbi të gjitha me pjesën e përparme por nuk munda të ndalesha. Temperatura? Diferenca ishte minimale, nuk ka qenë ky problemi. Është moment i vështirë nga ana teknike, duhet që të shikohet më mirë nga mekanikët tanë”.

Piloti i Yamaha-s, në konferencën për shtyp pas garës ka folur për publikun e Misanos duke u shprehur: “Në fund ishte një Itali e madhe, me Dalla Porta, Bagnaia dhe Dovi-n. Njerëzit u argëtuan shumë”, dhe mbi të gjitha, nga gjesti i shëmtuar i Fenati-t, i cili në Moto2 rrezikoi veten dhe kolegun e tij Stefano Manzi: “Gjest i shëmbtuar, e drejtë që duhet gjykuar dhe duhet t’i jepen dy javë dënim”, ka thënë Rossi. /EDS/

*****************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike