Motorët ndezur, Superiorja vjen më dy javë të ngjeshura dhe superndeshje

Kategoria Superiore mbylli të hënën javën e 20-të të saj dhe dy javët në vijim do të zhvillohen në harkun kohor të gjashtë ditëve. Klubet duhet të menaxhojnë mirë grupin e futbollistëve, pasi edhe kalendari është mjaft i vështirë. Kështu, java e 21-të nis me kryesfidën Skënderbeu-Partizani. Të premten në Korçë këto dy ekipe zbresin në fushë prej orës 18:00, ndërsa katër ndeshjet e tjera luhen të shtunën. Në orën 14:00 luhet për Europën dhe mbijetesën. Në Kukës zhvillohet derbi mes vendasve dhe Laçit, kurse Vllaznia shkon në Gjirokastër për pikët e qetësisë. Kamza do kthesën në Lushnjë, ku do të luhet me stadiumin bosh, pas dënimit që Komisioni i Disiplinës u bëri verdhejeshilëve. Në mbrëmje mbyllet gjithçka me Teuta-Flamurtari. Dy vendet e dyta, nga fillimi dhe nga fundi, kërkojnë maksimumin dhe pritet një sfidë e luftuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21

E premte, më 23 shkurt
18:00 Skënderbeu-Partizani

E shtunë, më 24 shkurt
14:00 Kukësi-Laçi
14:00 Luftëtari-Vllaznia
14:00 Lushnja-Kamza
17:00 Teuta-Flamurtari

Java pasardhëse, e 22-ta, luhet e gjitha ditën e mërkurë. Sfidë vendimtare për garën për titull. Safet Gjicit i erdhi buzëqeshja pas fitores me Partizanin dhe nëse duan të shpresojnë ende duhet t’i mposhtin korçarët në “Zeqir Ymeri”. Kjo ndeshje luhet prej orës 14:00, ashtu si dy sfidat e tjera Laçi-Vllaznia dhe Kamza-Teuta. Java mbyllet me Partizani-Lushnja e Flamurtari-Luftëtarit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22
E mërkurë, më 28 shkurt
14:00 Kukësi-Skënderbeu
14:00 Laçi-Vllaznia
14:00 Kamza-Teuta
17:00 Partizani-Lushnja
17:00 Flamurtari-Luftëtari

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan