Motra seksi e Neymar, dikur e fiksuar pas Beckham

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Janar 2018 17:02

Rafaella Beckran është një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale. Bukuroshja 21-vjeçare është e pasionuar pas tatuazheve, pasi siç mund të shikoni edhe në fotot që poston në "Instagram" në trupin e saj ka tatuazhe të panumërta, të ndryshme.

Me fizikun e tonifikuar dhe tejet seksi që ajo ka, natyrisht që edhe tatuazhet ngjajnë tepër bukur.

Rafaella, njihet mjaft mirë nga tifozët e futbollit, pasi është motra e lojtarit më të shtrenjtë në botë. Ajo është aventuriere, siç e ka cilësuar edhe veten, pasi i pëlqen dhe udhëton shpesh në vende të ndryshme të botës. Megjithëse, pse mos ta bëjë, kur vëllai i tij është lojtari më i paguar në botë.

Bukuroshja ka 3.6 milionë ndjekës në "Instagram" dhe nuk heziton që të postojë foto të ndryshme për fansat e saj, që e komentojnë dhe pëlqejnë. Është rritur në Brazil në një familje të famshme, pasi si vëllai edhe i ati ka qenë futbollist. 21-vjeçarja e ka ndryshuar mbiemrin nga "Da Silva Santos" në "Beckran" për shkak se ka qenë një tifoze e zjarrtë e futbollisti anglez të Manchester United, David Beckham. 

Rafa, njihet edhe për historinë e dashurisë që ka pasur me ish-sulmuesin e Inter, Gabigol. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike