Mou bëhet gati për vjedhjen e madhe, Pep në tension

Kjo është e papritur për Manchester City-n. “Qytetarët” janë në pritje të ardhjes së Alexis Sanchez-it në “Etihat Stadium”, por një ofertë e bërë nga rivalët e Manchester United-it mund t’ia prishë planet e thurura Pep Guardiola-s.

Sipas “Daily Mail”, “Djajtë e kuq” janë gati që t’i afrohen kërkesës ekonomike të Arsenalit për kilianin, e cila shkon rreth 35 milionë sterlina.

Për më tepër që Jose Mourinho është gati që të fusë në këtë marrëveshje edhe Henrikh Mkhitaryan-in.

Sigurisht që pasja e armenit në ekip e josh së tepërmi trajnerin Arsene Wenger.

City dhe Sanchez kanë arritur akordin personal, në bazë të së cilit, sulmuesi 29 vjeçar do të përfitojë 250 mijë sterlina në javë.

Por United ka llogaritur gjithçka dhe nuk do ta lërë të pakënaqur edhe Sanchez-in, për të cilin është gati që t’ia rrisë rrogën.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan