Mourinho, 50 mln paund për një sulmues

“Djajtë e Kuq” janë duke u përgatitur për të siguruar 50 milion paund për të blerë nga West Ham sulmuesin Marko Arnautoviç. Manchester United dhe trajneri i tyre Jose Mourinho kanë kuptuar se për të kapur katërshen e parë të Premier League duhet që të afrojnë ish-sulmuesin e Stoke City-t për aftësitë që ka. 29 vjeçari Arnautoviç ka vetëm 5 gola këtë sezon në Premier League duke përfshirë dhe atë një që ka shënuar në fitoren 3-1 në “London Stadium” në shtator, teksa ishte një nga qëllimet e United në verë.

Më parë Manchester United nuk kishte bërë ndonjë ofertë konkrete për austriakun, por sipas “Mirror” tashmë “Djajtë  e Kuq” kanë vendosur që të dorëzojnë paratë e thata në tavolinë për të marrë shërbimet e tij.

Raportimet sygjerojnë se Arnautoviç duhet të jetë i bindur për këtë lëvizje pavarësisht interesit nga “Old Trafford”. Mourinho dhe Arnautoviç kanë punuar së bashku tek Inter në atë sezon që italianët fituan tripletën.

Dhe “The Special One” e njeh sulmuesin që do të ishte një katalizator i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes për të. Gjatë një deklarate në kohën e pushimeve për “Ligën e Kombeve”, Arnautoviç la të kuptohej se dëshira e tij është që të shkojë në një klub të madh.

“Jam 29 vjeç, kështu që kjo është mosha më e mirë. Është e qartë se unë dua të përballem me lojtarët më të mirë. Por, së pari unë i besoj vëllait tim në këtë biznes. Që kjo të ndodhë, ai duhet të më gjejë një ekip të madh. Kështu që Marko është gati për hapin tjetër”. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.