Mourinho bën gati 50 mln euro për yllin e Juves, ja kush sakrifikohet

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Maj 2018 19:50

Manchester United thuhet se është në prag të finalizimit të një marrëveshje me Juventusin për mbrojtësin e krahut të majtë Alex Sandro. Mësohet se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit brazilian. Sipas “La Stampa”, konfirmimi zyrtar i kalimit të Alex Sandro mund të vijë në ditët e ardhshme, edhe pse jo para se të përballen me Chelsea në FA Cup të shtunën. Gazeta shpjegon se trajneri i United, Jose Mourinho do të lejojë që Matteo Darmian të lëvizë në drejtimin e kundërt, edhe pse italianët do ta bëjnë këtë në një transferim të ndarë. Alex Sandro prej kohësh kishte tërhequr interesin e klubeve të Premier League me Chelsea që duket se ishte ekipi favorit për të nënshkruar me brazilianin. Ish-trajneri i Juves, Antonio Conte insistoi shumë verën e kaluar, megjithatë në fund palët nuk arritë të gjenin një marrëveshje.

27-vjeçari u bashkua me Juventusin nga Porto në vitin 2015 dhe deri tani ka grumbulluar 113 paraqitje për bardhezinjtë, duke fituar tri dopieta në Itali, pra Serie A dhe Coppa Italia. Megjithatë, ai ka qenë objekt i spekulimeve që nga viti i kaluar, me “La Stampa” që vë në dukje se braziliani është i prirur për të ndryshuar ambient. Duket pak e çuditshme që Alex Sandro të transferohet te United për 50 milionë euro, pasi Juventusi thuhet, se ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh verën e kaluar për brazilianin. Gjithsesi përfshirja e Darmian mund të ketë bërë që “Zonja e Vjetër” të pretendoj më pak për brazilianin, që ka tërhequr edhe interesin e Paris SG. Sipas të përditshmes italiane, marrëdhëniet pozitive të Sandro me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique, mund të jenë të rëndësishme, pasi dyshja ka punuar më parë gjatë kohës së tyre në Portugali. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike