Mourinho debaton me gazetarët për Pogba-në

16 Shkurt 2018

Jose Mourinho ka pranuar në konferencën e sotme për shtyp se Paul Pogba nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit. Më tej ai përgënjeshtroi lajmet për një prishje të marrëdhënies së tij me francezin.

“Nuk do të flas me ju për bisedat që bëj me lojtarët e mi. Është problemi im, i lojtarëve të mi. Është një gënjeshtër e madhe të thuhet që marrëdhënia jonë nuk është mirë, që nuk komunikojmë, që nuk biem dakord me qëndrimin e tij dhe nuk pajtohemi me përfshirjen e tij në dinamikën e ekipit.  Pra, jini objektiv dhe thoni atë që ne të gjithë e dimë, që në dy ndeshjet e fundit ai nuk luajti mirë. Ky është fundi i historisë. Tani është problemi im dhe Pogba për të përmirësuar nivelin e tij të performancës. Nuk është e nevojshme që ju të gënjeni”.

Tekniku portugez e la në stol mesfushorin e “Tre gjelave” në ndeshjen e fituar ndaj Huddersfield në Premier League, kundërshtarët e tyre në raundin e pestë të FA Cup që luhet të shtunën. “Special One” konfirmoi se 24-vjeçari do të luajë titullar të shtunën pasi të pranojë se nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Nga ana tjetër komentoi edhe lajmet lidhur me një largim të mundshëm të lojtarit nga “Old Trafford”.

“Mendoj se jeni korrekt me fjalët tuaja, pasi kur thoni spekulime do të thotë shumë gënjeshtra. Unë e pranoj dhe mund të flas në emër të Paul pa asnjë problem. Ai e pranon se nuk ka luajtur mirë, kjo është e gjitha. Nëse doni të flisni për këtë, atëherë fjalët tuaja kanë pak kuptim. Shumicën e gjërave që lexoni dhe dëgjoni, mos jini kaq të sjellshëm, të jini objektivë dhe të thoni gënjeshtra”- iu drejtua Mou gazetarëve. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan