Mourinho dëshiron drejtimin e PSG-së

25 Qershor 2020

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho thuhet se synon të drejtojë Paris Saint-Germain në të ardhmen.

Eksperti francez i futbollit, Nicolas Vilas ka shpjeguar planet e Mourinhos për të drejtuar një ditë klubit nga Parc des Princes.

“Mourinhos me të vërtetë i pëlqen qyteti i Parisit, edhe familjes së tij”, ka thënë fillimisht Nicolas Vilas për Paris United.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Jose Mourinhos

“Ai është ambicioz. Ai ka qenë kampion në të gjitha vendet ku ai ka kaluar. Ai tashmë ka vetëm Gjermaninë dhe Francën pa trajnuar. Ai dëshiron të shkojë vetëm në klube që synojnë tituj”.

Mercato – PSG : José Mourinho successeur annoncé de Thomas Tuchel au PSG ? https://t.co/x1vexGJov3 pic.twitter.com/YJVYrFphU8

— le10sport (@le10sport) June 25, 2020

“Në Francë, vetëm PSG ka këtë profil. Mourinho nuk është afatgjatë në asnjë klub. Ai dëshiron kushte për të fituar. Ai fiton, dhe synon sfida tjera. Është e lodhshme për të gjithë”.

“Mourinho tashmë ka menduar të bashkohet me PSG-në. Mendoj se ai ende ka këtë dëshirë për të stërvitur PSG-në një ditë. Këtë PSG, me ambicie dhe mjete financiare”, përfundoi eksperti i futbollit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com