Mourinho dhe Wenger i shpallin “luftë” Paris SG për portugezin

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë hedhur në sulm për të nënshkruar me objektivin e Paris SG, Danilo Pereira shkruan “le10sport.com”. Antero Henrique do të duhet të luftojë shumë, nëse dëshiron të marrë yllin e Porto-s. Prioritet për verën e ardhshme është N’Golo Kanté, por në rast se ky operacion nuk realizohet PSG ka gati planin B. Në këtë mënyrë, klubi i kryeqytetit do të provojë për Fabinho dhe Danilo Pereira, dy lojtarë që ngjallën kuriozitetin e Antero Henrique verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Antero Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për Pereira. Drejtori sportiv i Paris SG do të sfidohet nga dy gjigandët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal. Mësohet se José Mourinho dhe Arsène Wenger do të futen në “valle” për mesfushorin portugez dhe e kanë ndjekur lojtarin këtë të premte në ndeshjen mes Porto dhe Tondela. Një gjë është e sigurtë: Që mesfushori do të largohet nga Porto, por destinacioni është ende enigmë… /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan