REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
United kanë bërë një ofertë të majme për të

Mourinho do yllin e Arsenal: Është fenomenal

12 Janar 2018 23:16

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, insiston se është e vështirë që të kthesh një shans për të firmosur me lojtari si Alexis Sanchez kur ata janë të vlefshëm në janar. United kanë bërë një ofertë të majme për të mundur rivalët e Manchester City për të marrë firmën e Sanchez.

Ai thotë: “Janë disa lojtarë në botë që nëse ke shansin të firmosësh me ta në janar, mars apo korrik, ju duhet ta provoni me ta, por në lidhje me Alexis Sanchez nuk mund të them asnjë fjalë”.

“E vetmja fjalë që mund të them është se ai është fenomenal si lojtar, është pjesë e Arsenal dhe ndjej se nuk duhet të them më shumë se kaq”.

City kupton se duhet të ofrojë 20 milionë paund për Sanchez, por United është afër lojtarit të Arsenal për 35 milionë paund. Mourinho është i përgatitur më mirë se City duke i ofruar lojtarit 250 mijë paund në javë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Foto/ Shtatë mënyra se si mund të luajë United me Sanchez

23 Janar 2018 17:45

Me afrimin e kilianit Alexis Sanchez, sulmi i Manchester United bëhet i frikshëm, me trajnerin Jose Mourinho, i cili ka disa opsione dhe do ta ketë tepër të vështirë të zgjedh 11-shen bazë. Alexis Sánchez, Romelu Lukaku, Marcus Rashford, Anthony Martial, Zlatan Ibrahimoviç, Juan Mata dhe Jesse Lingard do të luftojnë me njëri-tjetrin për t’u bërë pjesë e formacionit. Janë 7 lojtarë për katër pozicione. Eduasportin.com sjell tek lexuesit e saj 7 mënyra, se si United mund të rreshtohet në fushë pas transferimit të sulmuesit kilian. /EDS/DXH/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Rasti i sulmuesit maroken që kërkon largimin pasi e tall tekniku

Zv.trajneri racist “detyron” lojtarin që të ikë nga ekipi

23 Janar 2018 16:59

Yasin Ben El-Mhanni është pranë largimit nga Newcastle United. Sulmuesi me origjinë marokene, i lindur në Londër është ndjerë i ofenduar nga zëvendës trajneri, Peter Beardsley. Ish-ylli anglez ka përdorur gjuhë raciste ndaj 22-vjeçarit, i cili e ka raportuar si rast tek drejtuesit e klubit, por që këta të fundit e kanë vonuar çështjen.

Futbollisti është ndjerë i dëshpëruar të provojë suksesin e tij te Newcastle pasi e morën dy vite më parë nga Liga amatore. pavarësisht problemeve me teknikun e akademisë, Benitez e ka marrë atë dy herë në ekipin e parë sezonin e shkuar i befasuar nga aftësitë e tij.

Por, përmirësimi i tij te verilindorët, ka ndalur muajt e fundit pas përplasjes që ka pasur me Beardsley. Gjuha raciste dhe veprimet e këtij të fundit ndaj të riut, e kanë bërë atë që të dorëzojë një kërkesë zyrtare te klubi.

Edhe lojtarët e tjerë kanë paraqitur ankesa për ish-sulmuesin e Newcastle dhe Liverpool, por drejtuesit e kanë zvarritur përgjigjen. Duke bërë kështu që 22-vjeçari të kërkojë largimin përfundimisht nga ekipi. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ja cilët janë dy emrat e përmendur

Prurjet e merkatos te Chelsea, driblon Conte

23 Janar 2018 16:30

“Nuk e di, kur klubi të ketë lajme, do e mësoni”. Antonio Conte, trajneri i Chelsea, në vigjilje të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Ligës angleze kundër Arsenal (ndeshja e parë përfundoi 0-0), kështu iu përgjigjet pyetjeve për mundësinë e arritjes së akordit me Romën për Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri.

Trajneri italian ka folur gjithashtu edhe për ndeshjen e rëndësishme kundër skuadrës së Wenger: “Të arrijmë në finale të këtij kompeticioni sigurisht që është një objektiv për skuadrën dhe gjithashtu për mua. Në një vit e gjysmë unë kam mundësinë që të arrij një tjetër finale të FA Cup, Superkupën dhe të fitoj kampionatin. Do të jetë ndeshje shumë e hapur”.

Conte ndër të tjera njoftoi për mungesën e Moratës dhe Fabregas. Sa i përket merkatos së kampionëve të Anglisë, Conte ka konfirmuar largimin e Kennedy që do të shkojë te Newcastle: “Ka nevojë që të luajë rregullisht dhe të shkojë te Newcastle është një sfidë e madhe për të”. Në fund, pyetjes së mundësisë së përdorimit të VAR në Botërorin e ardhshëm, iu përgjigj: “VAR mund të ndihmojë shumë skuadrat dhe arbitrat”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Njihuni me 10-futbollistët më të paguar në Premier League

10 lojtarët më të paguar në Angli, kryesojnë “Djajtë e kuq”

23 Janar 2018 15:38

Alexis Sanchez, pas transferimit te Manchester United, është zyrtarisht lojtari më i paguar në Premier League. Sulmuesi kilian do të marrë 490 mijë paund në javë në "Old Trafford". Në listën e lojtarëve më të paguar dominojnë yjet e "Djajve të kuq", ku pesë prej tyre marrin pagë marramendëse. Paul Pogba, Lukaku, Ibrahimovic dhe De Gea bëjnë pjesë e 10-es më të paguar në kampionatin anglez.

Pesëshja tjetër e plotëson, De Bruyne dhe Aguero i Manchester City-t së bashku me yjet e Chelsea-s, Hazard dhe Fabregas.

Top-listën e kryesojnë dy lojtarët e United, Sanchez dhe Pogba që marrin përkatësisht 490 mijë paund kiliani dhe 290 mijë paund francezi. De Bruyne renditet i treti më 260 mijë paund në javë, më pas 5-ja kryesuese plotësohet nga dy sulmuesit e “Old Trafford”, Lukaku me 250 mijë paund në javë dhe Zlatan Ibrahimovic me 220 mijë paund në javë.

10 lojtarët më të paguar

1. Sanchez: 490 mijë paund🔴

2. Pogba: 290 mijë paund

3. De Bruyne: 260 mijë paund

4. Lukaku: 250 mijë paund
 

5. Zlatan: 220 mijë paund

6. Aguero: 220 mijë paund

7. Hazard: 220 mijë paund 

8. Fabregas: 220 mijë paund

 9. De Gea: 200 mijë paund

 10. Van Dijk: 180 mijë paund

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment