Mourinho: Drejtuesit e Manchester duhet të marrin shembull nga Juventusi

28 Tetor 2018

Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, i ka kritikuar përsëri drejtuesit e klubit, duke e krahasuar suksesin dhe ambiciet e “Djajve të kuq” me ato të drejtuesve të Juventusit, të cilët i ka lavdëruar për punën e tyre. Skuadra e Mourinhos u përballë me kampionin italian këtë javë të Champions League në Old Trafford, ku pësuan humbje me rezultat 1-0 për shkak të golit të shënuar nga Paulo Dybala. Mourinho kishte thënë disa herë gjatë turneut parasezonal, por edhe në fillim të këtij sezoni, se ekipi i tij nuk është mjaftueshëm i fortë për të konkurruar me ekipet më elitare të Evropës, dhe pas disfatës kundër Juventusit, ai e përsëriti edhe një herë këtë gjë.

“Nuk do të diskutoj me ju për mënyrën se si unë mendoj që duhet të menaxhohet Manchester Unitedi. Një gjë është ta komplimentesh Juventusin, por është një gjë tjetër ta jap një mendim se si duhet apo nuk duhet të menaxhohet Manchester Unitedi. Por për mua, komplimenti më i madh për Juventusit për nuk është për strukturën e tyre. Komplimenti im është për filozofinë e tyre dhe gjërat bazikë pas kësaj filozofie. Në tunel, para ndeshjes, unë bisedova me Andrea Agnellin dhe i thashë se që prej largimit tim nga Interi, ai i ka fituar shtatë tituj radhazi dhe duket se do ta fitojë edhe të tetin. Ai m’u përgjigj: ‘Nuk e dua të tetin. I dua dhjetë radhazi’. Unë mendoj se kjo ishte një përgjigje dhe një deklaratë fantastike. Ata kanë fituar shtatë herë radhazi, por blenë Cristiano Ronaldon, Leonardo Bonuccin, Emre Can dhe Joao Cancelo”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.