Mourinho fut në garë Interin dhe Juventusin për mbrojtësin

Matteo Darmian mund të rikthehet shumë shpejtë në Itali. Sipas së përditshmes britanike “Mirror”, Inter dhe Juventus janë dy destinacionet e mundshme për ish-lojtarin e Torino-s. E gjithë kjo situatë ka ardhur për faktin se Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij te “Djajtë e Kuq” lojtarin që u ble tre vite më parë për 20 milion euro.

Faktikisht Inter ka bërë një ofertë për të marrë në formë huazimi mbrojtësin italian. Ndërkohë që Juventus e ka bërë diçka të ngjashme si zikaltërit, por në dallim ata kanë kërkuar që ta blejnë në fund të sezonit.

Inter, për arsye të Fair Play Financiar, nuk duket se ka kërkuar këtë lojtar në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund, duke mos rrezikuar nga termat ekonomik. Aktualisht klubi zikaltër, siç raporton tabloidi britanik, ka barazuar propozimin që ka bërë klubi bardhezi.

Pritet që të ketë të tjera zhvillime në orët e ardhshme për Darmian, i cili duket se është në drejtim të Italisë. Ndërkohë që United është duke menduar edhe për rinovimin një vjeçar në mënyrë që lojtari të mos dalë i lirë me parametër zero në qershor të vitit 2019. Gjithçka bëhet vetëm që klubi anglez të mos dalë pa përfituar asgjë nga ky transferim i mundshëm. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan