Mourinho gjen një mbështetës te Manchester United

Mbështetja që nuk e pret. Dhe nëse Mourinho është nën shënjestër kohët e fundit dhe gati për t’u zëvendësuar nga ish-lojtarë të Manchester United si Scholes e Neville, për portugezin mbërrin mbështetja e një prej protagonistëve të ciklit të Ferguson. Nuk është një dosido. Roy Keane, i nxehur por i qartë, e di mirë se çdo do të thotë të ketë zënka me trajnerin. Nuk ka pasur pak zënka, por është përplasur me Clough, Ferguson dhe Mc Carthy. Dhe pikërisht për këtë ai ka një vizion të veçantë për polemikat duke parë dhe impenjimin e lojtarëve të United dhe fërkimet e mundshme me Mourinho-n.

Për “Nots TV”, irlandezi ka thënë fjalën e tij. “Flasim për lojtarë dhe trajnerë, jo të gjithë lojtarët janë dakord me trajnerin dhe se trajneri nuk mund t’iu pëlqejë të gjithë lojtarëve. Por si lojtar, edhe pse kemi pasur mosmarrëveshje me trajnerin, kur hynim në fushë luanim për skuadrën. Dhe kujt i bëhet vonë nëse ti kacafytesh përherë me trajnerin tënd, është pjesë e lojës, duhet argumentuar. Dhe për më tepër kur ke të veshur fanellën e Manchester United kur del në fushë duhet të japësh 100%-shin, por, në këtë rast i uroj fat të mbarë Mourinho-s”, i cili këtë rast ka marrë mbështetjen e Keane. Ndeshje mund të ketë plot, por nuk justifikohen prezantimet e lojtarëve në fushë.

Lojtarët për të cilët Keane nuk ka opinion të mirë… “Nuk e kam veçanërisht me Pogba, është për të gjithë. Ka lojtarë që e acarojnë trajnerin dhe mendojnë ‘tani nuk stërvitem mirë sepse më kanë acaruar’. Mund të shkaktojë pak zhurmë. Por, kur del në fushë luan për krenarinë tënde, për familjen tënde, për qytetin tënd, për çdo gjë. Dhe nuk duhet që të shqetësohen për atë që thotë trajneri apo stafi. T’i çojnë këmbët në tokë, të mbyllin gojën dhe të luajnë. Për t’u zënë ka plot kohë pas ndeshjes…”. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.