Mourinho i lavdëron dy trajnerët finalistë në Ligën e Kampionëve, por nuk qëndron edhe pa i ngacmuar

15 Maj 2019

Jose Mourinho ka folur për dy trajnerët finalistë në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp.

Trajneri i Tottenham Hotspur nuk ka fituar asnjë trofe me tri klubet që i ka drejtuar, kurse suksesi më i madh ishte finalja e Kupës së Ligës në vitin 2015, kur pësoi në finale nga Chelsea.

Nga ana tjetër, strategu i Liverpoolit i ka humbur dy finale të mëparshme dhe tash do të luajë në finalen e tretë dhe padyshim se e ka presionin që të mos e humbë.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

“Ata i kanë skuadrat, lojtarët, strukturat dhe janë trajnerë të mirë”, ka thënë Mourinho për Pochettinon dhe Kloppin në një intervistë për L’Equipe.

Jose Mourinho (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Ai (Pochettino) ka fituar çka, cilin trofe? E admiroj punën e Mauricios dhe Jurgenit, të dy meritojnë të jenë të suksesshme me diçka të madhe dhe nuk ka asgjë më të madhe sesa ta fitosh këtë kupë, por njëri prej tyre do ta humbe”.

“Jurgeni do të jetë në finalen e tij të tretë, nuk mund ta paramendoj se si do të ndihej po të luante në finalen e tretë dhe sërish të mos fitonte”, ka deklaruar 56-vjeçari. /Telegrafi/

www.telegrafi.com