Mourinho i xhindosur: Të pësosh gol pas 11 sekondash? Qesharake…

Një humbje e hidhur ajo e djeshmja për Manchester United e Jose Mourinho-s, që u mund 2-0 nga Tottenham falë një goli të Eriksen pas vetëm 11 sekondash nga fillimi i ndeshjes dhe një autogoli të Jones. Në përfundim të sfidës “Special One” ka komentuar golin e shpejtë të mesfushorit danez, duke përdorur tone të ashpra kundrejt skuadrës së tij.

“Është qesharake: të pësosh një gol të tillë nuk është normale. E kemi bërë në ‘Stamford Bridge’ vitin e kaluar pas një minute, por të pësosh gol filli pas nisjes së ndeshjesh është thjesht qesharake. Dhe ajo që e bën më qesharake faktin është se kemi studiuar Tottenham: e dinim se do të luante me topa të gjatë dhe depërtime. Por me katër gabime në 11 sekondat e para, sigurisht që do të humbasësh përballë një skuadre të mirë. “Nuk po them që goli ishte qesharak, mendoj se ishte fat i keq, por me atë gol Tottenham-i mori në dorë fatet e ndeshjes”./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan