Mourinho interesohet për drejtimin e Tottenhamit

09 Tetor 2019

Jose Mourinho po lidhet ngushtë me pozitën e trajnerit te Tottenham Hotspur.

Tottenhami nuk po përjeton një sezon të mirë në Angli dhe garat evropiane, kështu që Mauricio Pochettino ka të drejtuar kah vetja gishtin e dështimeve.

Drejtuesit e klubit londinez thuhet se janë të interesuar të shkarkojnë trajnerin shkaku edhe disa thashethemeve për raporte jo të mira me disa lojtarë.

Lexo po ashtu: Shkarkimi i Pochettinos do t’i kushtonte klubit mbi 30 milionë euro

Sipas mediave angleze, Mourinho po interesohet për një rikthim të bujshëm në Ligën Premier, nëse Spurs vendosin të largojnë menaxherin Pochettino.

56-vjeçari portugez është i pa punë për gati një vit që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetor të 2018.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit ka pretenduar vazhdimisht se ai është duke pritur për lëvizjen e duhur për tu kthyer përsëri në menaxhim.

Special One gjithashtu vazhdon të lidhet edhe me stolin e Real Madridit, ku Zinedine Zidane është në rrezik. /Telegrafi/

www.telegrafi.com