Mourinho: Juventus-Barcelona, finalja e Ligës së Kampionëve në këtë sezon

25 Mars 2019
Mourinho: Juventus-Barcelona, finalja e Ligës së Kampionëve në këtë sezon

Ish-trajneri i Interit dhe Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se pret një finale të madhe Juventus-Barcelona në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Mourinho fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me Interin në vitin 2010 dhe beson se Juve dhe Barca janë favoritët e këtij sezonit shkaku i përvojës, talentit dhe lojtarët e veçantë të tyre si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Gjithkush flet për Cristiano Ronaldon dhe Messin, por unë preferoj të flas për Juventusin dhe Barcelonën”, ka thënë fillimisht Mourinho për AFP.

Lexo po ashtu: Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Manchester United – Barcelona ndeshja më e fortë

“Unë e di që të gjithë fokusohen tek individët, por duke qenë  trajner, e trajtoj futbollin si një sport kolektiv”.

“Barcelona dhe Juventusi janë dy kandidatët e mëdhenj për të arritur finalen, por kam sytë edhe tek skuadrat angleze dhe Ajaxi e Porto”.

Lexo po ashtu: Lionel Messi duket se e ka rikthyer rininë – performancat 'e frikshme', saqë Barca mund të shpresojë për një tjetër tripletë

“Barcelona dhe Juventusi kanë përvojë, talent dhe lojtar të veçantë”.

“Normalisht kur ju keni një lojtar të veçantë, është më mirë për ekipin tuaj”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com