Mourinho: Juventusi dhe Barcelona mund të eliminohen nga Liga e Kampionëve

15 Prill 2019

Jose Mourinho ka folur për ndeshjet kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku në bazë të ndeshjeve të parë portugezi mendon që Juve e Barcelona mund të eliminohen.

Mourinho ka folur për ‘Russia Toady’, ku ka dhënë mendimet e tij rreth ndeshjeve kthyese.

Portugezi ka thënë se Liverpooli është skuadra e vetme që shkon e qetë si mysafirë ndaj Portos, ndërsa në tre takimet e tjera ka paralajmëruar befasi.

Pamje nga ndeshja Juventus – Man Utd. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Mund të eliminohet Juventusi, por mund të mos ia dalë as Barcelona”.

“Në këtë fazë çdo skuadër ka shanset e saj për t’u kualifikuar. Përveç Liverpoolit, të tre ndeshjet e tjera nuk kanë favoritë, pasi po flasim për vetëm 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodh”.

Pamje nga ndeshja United – Barcelona . (Photo by Stu Forster/Getty Images)

“Sa i përket Manchester Cityt, them se do të kualifikohet, por kam shumë dyshime edhe mbi këtë opsion”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan