Mourinho ka bonus të veçante nëse e kualifikon Tottenhamin në Ligën e Kampionëve

17 Janar 2020

Jose Mourinho do të fitojë bonus prej dy milionë funtesh (2.35 milionë euro) nëse arrin ta kualifikojë Tottenham Hotspurin në Ligën e Kampionëve.

Portugezi e mori drejtimin e Spursave në muajin nëntor pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, ndërsa ky objektiv asokohe dukej mision i pamundur.

Kur Mourinho e mori drejtimin e Tottehnhamit, skuadra ishte 11 pikë larg vendit të katërt, prandaj iu ofrua një bonus i tillë për shkak të rëndësisë për të qenë pjesë e garës më të madhe evropiane për klube.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Nuk ka dyshim se trajneri do ta meritonte një bonus të tillë nëse ia del që ta arrijë objektivin e përmendur. Megjithatë, problemet me lëndime, në veçanti të sulmuesit kryesor Harry Kane, e kanë bërë ngjitjen në tabelë shumë të vështirë.

Lexo po ashtu: Mourinho e konsideron punën te Tottenhami si më të vështirën që nga Porto

Sidoqoftë, portugezi shpreson ta përforcojë skuadrën gjatë këtij afati kalimtar, ashtu që t’ia arrijë qëllimit, sepse aktualisht është nëntë pikë larg vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com