Mourinho ka një këshillë për Bonucci-n dhe Chiellini-n

24 Tetor 2018

Trajneri Jose Mourinho mendon se skuadra e tij, Manchester United mori një leksion se si duhet që të mbrojë në “Old Trafford” nga Juventusi. Portugezi nuk i kurseu elozhet për dyshen e qendrës, Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonucci dhe theksoi se ata janë aq të zotë saqë duhet t’u japin leksion në universitet mbrojtësve të tjerë.

“Luajtëm kundër një ekipi që është një nga pretendentët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe bëmë gjithçka që mundëm. Nuk mundëm që të merrnin rezultat tjetër, edhe pse luajtëm bukur në pjesën e dytë. Por, nuk ia dolëm për shkak të Leonardo Bonucci-t dhe Giorgio Chiellini-t, të cilëve u sugjeroj që të shkojnë në Universitetin e Harvardit për të mbajtur ligjëratat sesi duhet të luajë një qendërmbrojtës. Ishin absolutisht fantastikë”, deklaroi tekniku pas takimit.

“Zonja e Vjetër” nuk ka pësuar asnjë gol në tri takimet e para në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. “Djajtë e kuq” pas humbjes 0-1 janë 5 pikë pas në renditje nga bardhezinjtë në Grupin H. Portugezi shikon si rival për vendin e dytë Valencia-n, ekip që ka 2 pikë më pak se sa ata.

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme sportive nga vendi e bota në kohë reale nga futbolli dhe sportet e tjera.