Mourinho: Largimi i Rooney, një vendim i lehtë për mua

Wayne Rooney u largua këtë verë nga Manchester United si hero duke fituar disa trofe të rëndësishëm mes tyre Champions League & Premier League.Gjithashtu 31-vjeçari është golashënuesi më i mirë i “Djajve të Kuq” në historinë e klubit. Të dielën Rooney do të përballet me ish-klubin e tij që fitoi gjithçka në karrierë.Trajneri José Mourinho në konferencën për shtyp në vigjilje të kësaj përballje deklaroi se nuk e kishte të vështirë të pranonte largimin e kapitenit.“Ishte një vendim i lehtë pasi nuk kisha përse të mendohesha gjatë. Duhet të respektosh dëshirën e lojtarit, dhe atë që ai vendos të bëjë. Dhe kur janë legjenda, e meritojnë lirinë e zgjedhjes”.Më pas trajneri u ndal te sukseset personale. “Nuk e di përse njerëzit mendojnë kështu. Unë kam fituar edhe në sezonin e parë, edhe në sezonin e tretë. Mendoj se sezoni i dytë është një sezon i mirë për evoluimin e skuadrës në krahasim me sezonin e parë”, shtoi portugezi.