Mourinho, lojtarëve të Spurs: Do të jem babai, shoku, e dashura juaj – çfarëdo që dëshironi

22 Nëntor 2019

Jose Mourinho ka folur hapur me lojtarëve të tij të ri te Tottenham Hotspur duke u thënë atyre se është gati të jetë gjithçka që ata duan nga një trajner.

Ish-menaxheri i shumë klubeve të mëdha evropiane mori përsipër detyrën e trajnerit nga Mauricio Pochettino të mërkurën në mëngjes, pas 11 muajve pa punë pas shkarkimit të tij nga Djajtë e Kuq.

Old Trafford nuk ishte vendi i vetëm ku Mourinho përfundoi duke u larguar mes pakënaqësive të lojtarëve, por ai po fillon kohën e tij te Spurs duke thënë të gjitha gjërat e duhura.

Lexo po ashtu: Konferenca e parë për shtyp e Jose Mourinhos si trajner i Tottenham: Jam i lumtur, më i fortë dhe i motivuar

Sipas mediumit Record, Mourinho iu foli lojtarëve të rinj fjalë të mira, të cilat u pëlqyen edhe nga ta.

“Unë do të jem babai juaj, shoku juaj, e dashura juaj, çfarëdo që dëshironi”, thuhet t’u ketë thënë Murinho lojtarëve të ri në një fjalim që ‘jo vetëm që i befasoi, por iu bëri përshtypje’.

Mourinho gjatë stërvitjeve me Tottenhamin

Gjatë takimit të tij të parë me lojtarët e Spurs, 56-vjeçari raportohet se u përball me pretendimet e tij se disa vjet më parë ai tha se kurrë nuk do ta menaxhonte klubin nga dashuria për Chelsean dhe tifozët e tyre.

Menaxheri portugez thuhet se pretendoi se citati ishte vetëm një pjesë e lojërave të mendjes dhe një pjesë e imazhit të tij publik dhe se ai është ‘njëri prej tyre’ dhe ‘pjesë e familjes’ në Tottenham Hotspur Stadium.

Lexo po ashtu: "Nuk do ta menaxhoj kurrë Tottenhamin", fjalët që Mourinho thoshte dikur

Gjithashtu thuhet se Mourinho u tha lojtarëve se ata janë më të mirë se sa pozita e tyre në ligë.

Record gjithashtu pretendon se trajneri i ri kishte takime private me disa lojtarë, përfshirë edhe ‘rebelët’ që nuk po rinovojnë kontratat: si Christian Eriksen dhe Toby Alderweireld, të cilët ai dëshiron të nënshkruajë marrëveshje të reja. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan