Mourinho mund të humbasë ndeshjen me Chelsea-n

16 Tetor 2018

Jose Mourinho mund të humbasë ndeshjen e radhës ndaj Chelsea-a që do të luhet në fundjavë, pas veprimit që bëri në fund të ndeshjes ndaj Newcastle United. Tekniku i Manchester United teksa dilte nga fusha po bënte me shenjë para kamerës me gishtin e vogël të dorës ndërsa fliste në portugalisht. Siç shkruan “The Sun”, tekniku portugez ka ofenduar në gjuhën portugeze ndërsa tha “Ik pirdhuni bijë k**vash”.

Zyrtarët e Premier League kanë hetuar incidentin e ndodhur, për të parë nëse 55-vjeçari ka shkelur ndonjë ligj. ‘Special Onë’ mund të akuzohet për përdorim të gjuhës abuzive ose fyese. Të premten deri në orën 18:00 ai ka kohë për të vendosur nëse do të pranojë akuzën ose ta kundërshtojë atë.  Por, nëse FA vendos kundër tij, dhe nëse kjo ndodh, atëherë do të dënohet për ndeshjen e ardhshme. Mirëpo, siç raporton tabloidi britanik “The Sun”, FA mund ta shtyjë vendimin për javën e ardhshme, ku pritet t’i japë një paralajmërim ose gjobë teknikut portugez. Për ngritjen e gishtit të vogël në përfundim të ndeshjes, nuk do të ndërmerret asnjë masë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan