Mourinho mund të marrë drejtimin e kombëtares së njohur

Dështimi për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë vitin e kaluar, çoi në dorëheqjen e ish-trajnerit amerikan Bruce Arena. Në vend të tij u emërua Dave Sarachan, asistent i Arena-s gjatë aventurës amerikane, e përfunduar pas disfatës kundër Trinidad dhe Tobago më 13 tetor 2017. Por aventura e Sarachan është drejt fundit, pasi Federata e Futbollit të SHBA po vlerëson profile të shumta, gjithashtu të njohura në Evropë, përfshirë ‘Tata’ Martino, Marcelo Bielsa, Pekerman dhe Osorio.

Megjithatë, emri i fundit që ka dalë në skenë orët e fundit, sipas ‘Sport Illustrated’, është ai i José Mourinho-s. Trajneri aktual i Manchester United nuk po kalon një periudhë e qetë me Djajtë e Kuq, për shkak të peripecive të shumta. Prandaj, Special One mund të jetë trajneri i ardhshëm i SHBA, sipas asaj që raportohet nga revista amerikane e lartpërmendur, i cili do të garantonte përvojën ndërkombëtare dhe do të ishte ideal për të ringjallur ekipin kombëtar amerikan. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.