Mourinho nën sulmin mediatik në Angli: 'No Class'

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 09:50

Nuk ka kaluar pa u vënë re dora që Mourinho vendosi në vesh në “Juventus Stadium” pas fitores së Manchester United. “Special One”, pas fitores së Manchester United u kthye kundër Juventus-it, duke acaruar dhe provokuar tifozët bardhezinj që e fërshëllyen gjatë gjithë ndeshjes për shkak të së shkuarës së tij si internist. Bonuçi, i mbushur plot me zemërim, kërkoi që ta ndalte, por trajneri portugez, në stilin e tij, nuk ndaloi dhe vijoi më tej duke bër të qeshurën e tij.

Shumë e kanë vlerësuar fitoren e “Djajve të Kuq”, por “The Sun” e zhvendosur vëmendjen pikërisht te gjeshti që ndodhi pas fërshëllimës së trefishtë. Në faqe të parë me titullin “No class” që do të thotë në shqip “I pahijshëm” me foton e portugezit ku nuk lënë më hapësirë për interpretime. Gjest që lidhet dhe me simulimin e Sterling në ndeshjen Manchester City – Shakhtar Donetsk. Çështje “fair-paly” që këtë herë ka munguar. /EDS/

**********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike