Mourinho: Nuk dua të kthehem te Real Madridi, pasi ata e kanë një trajner

20 Shtator 2019

Jose Mourinho ka folur për media pasi që është përmendur si zëvendësues i Zinedine Zidanes te Real Madridi.

Ish- Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea e ka refuzuar një mundësi të tillë, duke e treguar respektin qw e ka pwr Zidanen.

“Janë në vend të tretë apo të katërt tani? Afër të jenë të parët. Nuk është keq. Nëse e shikon renditjen ata janë aty. Tani luajnë me Sevillan dhe nëse fitojnë dalin mbi ta. Barcelona janë pas tyre dhe vetëm Atlético mbetet në krye”.

Zinedine Zidane te Real Madridi . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Kandidat për stolin e Real Madridi? Ka dy lloje thashethemeve. Një, kur dikush flet për Zidanen, i cili është një nga ne dhe kjo na lëndon kur ekipet tona nuk shkojnë mirë. Ju duhet të jetoni me të. Zidane është në futboll gjatë gjithë jetës së tij dhe ai e di këtë. Lloji tjetër i thashethemeve është kur vendoset emri im aty dhe kjo nuk më pëlqen”.

Lexo po ashtu: Allegri shihet si pasues i Zidanet te Real Madridi

“Kthimi në Madrid? Unë nuk do të doja të kthehesha sepse ata kanë një menaxher dhe unë nuk mund të drejtoj një ekip që ka një menaxher”.

“Madridi, Barcelona, ​​Atlético, Manchester United dhe Chelsea … kur keni pritje masive, është e vështirë, shumë e vështirë”, ka thënë Mourinho.

Jose Mourinho . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Ai tregoi se është duke punuar në Sky dhe duke e mësuar gjuhën gjerman, duke thënë se mund të jetë gjuha e tij e gjashtë që e zotëron, pse jo ta flas ndonjëherë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/   

www.telegrafi.com