Mourinho përgjigjet për incidentin e Dele Allit: Mendoj se ishte i zemëruar me paraqitjen e tij, ekipi u përmirësua pas zëvendësimit

20 Shkurt 2020

Jose Mourinho i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me reagimin plotë zemërim të mesfushorit të Dele Alli pas zëvendësimit të tij në humbjen 1-0 të Tottenham Hotspur ndaj RB Leipzig.

Dele Alli ishte larg të lumturit kur u zëvendësua nga Tanguy Ndombele në minutën e 64-të në mbrëmjen e së mërkurës duke reaguar me zemërim dhe duke gjuajtur një shishe dhe këpucën e tij në bankën rezervë.

Menaxheri i Spurs, Mourinho shprehu mendimin e tij për incidentin në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes dhe hodhi një vërejtje të egër në lidhje me performancën e Allit kundër skuadrës së Bundesligës.

Lexo po ashtu: Bëhet viral reagimi i ‘çmendur’ i Dele Allit pas zëvendësimit nga Mourinho, nga hedhja e ujit deri tek këpucët e tij

“Unë mendoj se ai ishte i zemëruar me performancën e tij, jo me mua”.

“Mendoj se ai e kupton pse e hoqa dhe paraqitja jonë u përmirësua pas zëvendësimit të tij”, ka thënë Mourinho.

Në konferencën për shtyp, Mourinho gjithashtu u shfaq i lumtur me përparimin e ekipit në muajt e fundit, duke zvogëluar hendekun e pikëve me vendin e katërt. /Telegrafi/

Mourinho on Dele Alli: "I think he was upset with his performance, not with the substitution".pic.twitter.com/K0zosPEEUg

— Jose Mourinho (@MourinhoNews) February 19, 2020

www.telegrafi.com