Mourinho s’e përjashtin kthimin e Ibra-s

Zlatan Ibrahimovic-i mund të rikthehet te Manchester United-i.Këtë e pranon vetë trajneri i ekipit, Jose Mourinho që shprehet se blerja e Romelu Lukaku-t për 85 milionë euro nuk do të thotë që për suedezin nuk ka më vend.“Dera është e hapur. E ardhmja e Zlatan-it nuk është ende e sigurt, pasi gjithçka varet prej tij. Këtu te United presim përgjigjen e Ibrahimovic-it. Nëse ai do të dëshirojë të vazhdojë në ‘Old Trafford’, do të jemi të lumtur ta kemi në skuadër. Do të jetë e vështirë ta shohim në fushë përpara muajit dhjetor, por siç e kam thënë jemi të gatshëm ta presim një futbollist që ka dhënë shumë për këtë fanellë.”, tha portugezi.Mourinho foli edhe për prapaskenat e transferimit të Lukakut dhe arsyet që e bindën sulmuesin të hiqte dorë nga interesimi i Chelsea-t dhe të transferohej në Manchester.“Arsyeja përse ishte aq e vështirë që ta blinim ishin paraqitjet e tij në Premier League. Ai luan prej vitesh në Angli dhe është mësuar me këtë stil loje, duke shënuar edhe shumë gola. Erdhi në një klub të madh në momentin e duhur. Kualifikimi ynë në Champions ishte arsyeja kryesore që e bindi ti bashkohet United, ndërsa ne kishim nevojë për një sulmues që luan në zonë. Personalisht e kam telefonuar vetëm një herë, duke i thënë se këtu do të luante titullar.”, shpjegoi tekniku portugez.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan