Mourinho shpjegon se si Interi mposhti Barcelonën në Ligën e Kampionëve më 2010 – Nga ngjeshja e mesfushës, ‘bllokimi’ i Messit dhe zbulimi i pikave të dobëta

15 Maj 2020

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka detajuar me profesionalizëm një nga orët e tij më të mira në menaxhimin e futbollit.

I vetëshpalluri ‘Special One’ është një gjeni kur bëhet fjalë për formulimin e planeve të lojërave me vajtje-ardhje.

Ai është një trajneri maestral që ka metoda të ndërlikuara dhe të sakta dhe nuk ka një shembull më të mirë të shkëlqimit të tij sesa ndeshja kundër Barcelonës në vitin 2010.

Interi i Mourinhos u përball me Barcelonën e fuqishme për një vend në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë u zhvillua në Giuseppe Meazza dhe skuadra e tij siguroi një rezultat mbresëlënës, duke mposhtur 3-1 Barcën falë golave ​​nga Maicon, Wesley Sneijder dhe Diego Milito.

Dhe, Mourinho ka shpjeguar me anë të një video interesante sesi Interi i tij mundi Barcelona dhe arriti finalen e madhe.

Mourinho formoi një diamant në mesfushë për të kufizuar hapësirën për Barcelonën. Mesfushorët e tij qendrorë ishin në komunikim të vazhdueshëm me krahun e majtë të mbrojtjes, në mënyrë që të ndalonin kërcënimin e Lionel Messit. Ai krijoi një “burg” për të shfuqizuar argjentinasin.

Menaxheri portugez vlerësoi “të fortë mendërisht” dyshen, Thiago Motta dhe Esteban Cambiasso, për rolet e tyre në kontrollin e sulmit të frikëshëm të Barcelonës.

Mourinho vazhdoi duke sqaruar se si skuadra e tij dëmtoi Barcelonën. Ai shfrytëzoi plotësisht sulmet me lojtar të mençur dhe me ritëm të lartë si Maicon dhe Samuel Eto’o, ndërsa identifikoi Maxwell të Barcelona si një pikë e dobët.

Ai e dinte se braziliani nuk ishte aq i fortë në një situatë mbrojtjeje ndaj ‘fenomenalit’ Maicon dhe lojtari i tij kishte avantazh të plotë në duele.

Eto’o i shpejtë ishte gjithashtu thelbësor në hapësirat sulmuese për të mos përmendur Pandev dhe Sneijder, të cilët krijonin sulmuesin e tretë gjatë kalimeve nga mbrojtja në sulm, një taktikë që Mourinho beson se Barcelona nuk mund të përballonte.

Interi përfundimisht arriti në finale pas një fitore totale me rezultat 3-2 ndaj Barcelonës dhe mundi Bayern Munichun në një tjetër paraqitje klasi për t’u bërë kampionë të Evropës në vitin 2010. /Telegrafi/

🆕 Jose Mourinho explains how Inter beat Barcelona in the 2010 Champions League semi-finals | Masterclasshttps://t.co/clQ6DDZ0di

— The Coaches' Voice (@CoachesVoice) May 5, 2019

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com