Mourinho tërbohet me stafin e Anglisë: E tmerrshme çfarë i bëtë Phil Jones

Jose Mourinho është tepër i inatosur me trajnerin e Anglisë Gareth Southgate dhe stafin mjekësor pasi në vend që të mbronin lojtarin e tij, Phil Jones, me veprimet e tyre e dëmtuan edhe më shumë atë.

Mbrojtësi i Mançester Junajtid bëri 6 gjilpëra për të shuar dhimbjet, përpara miqësores me Gjermaninë.

Por megjithë këto masa ekstreme të stafit mjekësor, ai nuk ia doli që të luante ndaj kombëtares së pancerave më shumë se 25 minuta.

“Në 17 vite që unë kam punuar si trajner nuk kam pasur një lojtar të vetëm që të këtë bërë injeksione anestezie që të luajë një miqësore. Kurrë. Unë nuk jam një engjëll dhe unë kam pasur lojtarë që kanë bërë injeksione që të luajnë takime zyrtare, ndeshje mjaft të rëndësishme, por një miqësore nuk e kuptoj.

Që të injektosh gjashtë doza anestezie është diçka që se kam dëgjuar më parë.

Por Phil Jones i bëri para ndeshjes. Gjatë mbasdites, mjekët i bënë një dozë. Por Ai nuk u ndie mirë gjatë nxjemjes. Ndërmjet nxjemjes dhe nisjes së takimit, ai bëri edhe 5 injeksione që të ishte ën fsuhë. Unë nuk kam më çfarë të them”, tha Mourinho.

Edhe trajneri i Chelsea, Antonio Conte kritikoi Southgate se e ka vënë lojtarin tij, Danny Drinkwater, në një presion të hapur, pasi refuzoi të luante me “Tre luanët”.