Mourinho udhëheq trajnerët kundër rinisjes:“Shumë shpejt”. Premier League shtyhet sërish

14 Maj 2020

Premier League përcaktoi datën 12 qershor për t’u rikthyer në fushën e lojës. Megjithëse pritet zyrtarizimi nga qeveria, drejtuesit e futbollit anglez përballen me shumë zëra kundër. Jo vetëm futbollistët, që e kanë shfaqur hapur frikën e tyre se mund të infektohen me Covid-19, pasi tani janë edhe trajnerët që e cilësojnë të shpejtë datën për rinisjen e sezonit.

Jose Mourinho udhëheq kolegët e tij, që i druhen dëmtimeve të lojtarëve, nëse ata nisin të luajnë pa marrë ngarkesën e nevojshme fizike pas ndërprerjes së gjatë të kampionatit. Mediat angleze bëjnë të ditur se më shumë se gjysma e teknikëve të Premier League janë kundër datës së përcaktuar nga Federata dhe Liga e futbollit anglez. Ndërkohë, autoritet e sigurisë kanë rezervat e tyre për rifillimin e sezonit.

055832776 7a31c6b3 C3ed 4b25 90cd A3b3f86be0e1

Policia I druhet grumbullimit të pakontrolluar të tifozëve rreth stadiumeve ku do të luhen ndeshjet. Në këtë mënyrë, Premier League duhet të përballet me të tjera pengesa, teksa sipas mediave në vend e sigurt është që data për rinisjen do të shtyhet me një javë, duke spostuar më 19 qershor rikthimin e futbollit anglez.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan