Mourinho: United nuk është klubi i fundit që do të drejtojë

Jose Mourinho ka zbuluar se ai është i sigurt se nuk do t’i japë fund karrierës së tij si trajner me Manchester United, sepse ende ka ambicie për përvoja të reja përkundër raporteve ku thuhet se klubi do t’i ofrojë atij një kontratë të re.

“E vetmja gjë që mund të them është se unë jam ende një trajner me shqetësime, ambicie, dëshirë për të bërë gjëra të reja. Unë jam i sigurt se nuk do ta përfundojë karrierën time në Mançester”, tha portugezi për “Telefoot”.

Trajneri portugez është në sezonin e tij të dytë në “Old Trafford” pas nënshkrimit të një marrëveshje trevjeçare në vitin 2016 me United që e ka nisur mjaft fushatën e tyre në Premier League nga viti i kaluar, duke qëndruar në vend të dytë në kampionat me 2 pikë më pak se City në krye 22.

Më tej trajneri portugez zbuloi se Barcelona i ka ofruar postin e trajnerit në vitin 2008, por ai nuk pranoi të tregoi më tepër: “Ndoshta një ditë mund të them të vërtetën. Janë disa gjëra që dua t’i mbaj për vete”, tha Mourinho.