Mourinho zgjohu, derbi po afron

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Dhjetor 2017 13:30
Të dielën përballja e madhe, United-City

Pasi siguruan kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt, te Mancheter United tani të gjithë janë të përqendruar në derbin e së dielës kundër Manchester City në “Old Trafford”.

Diferenca mes të dyja ekipeve është 8 pikë dhe “Djajtë e kuq” do të përpiqen që ta shkurtojnë atë dhe të shpresojnë për ta fituar titullin kampion.

E ndërsa mobilizimi është rritur së tepërmi te United, trajneri Jose Mourinho u pa në makinë, më i lodhur se kurrë. Ai kishte mbështetur kokën në ulësen e pasme dhe po flinte.

Më sa duket, studimi i rivalëve dhe përpilimi i strategjisë ka nisur tashmë dhe e kanë munduar së tepërmi.

Deri në derbi janë edhe 2 ditë përpara.

Video/ Ketri guximtar bëhet protagonist në olimpiadë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:50
Gjatë garimit pati një të paftuar special

Lojërat Dimërore në Pyeonchang u kanë dhuruar fansave shumë kujtime të bukura, por shumë pak prej tyre mund të konkurrojnë me hyrjen e paftuar të një ketrushi gjatë garimit të një sportisteje në disiplinën e snowboard-it në slalom. 

 

Austriakja Daniela Ulbing e shmangu përplasjen për pak centimetra ndërsa ketri u shfaq papritur para saj. Sportistja mbajti edhe ekuilibrin dhe arriti në fund të bënte një provë të mirë e të kualifikohej or në çerekfinale. Megjithatë, të shumtë ishin ata që lanë mënjanë paraqitjen e saj dhe folën vetëm për protagonistin paftuar, ketrin.  

Messi, ëndrra e pamundur e Boca Juniors

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:45
Ëndërron klubi argjentinas

Lionel Messi është betuar për dashuri të përjetshme ndaj Barcelonës. Ylli argjentinas sapo ka rinovuar kontratën me katalanasit deri në qershor të 2021, me një klauzolë prej 700  milionë euro.

Sulmuesit i takon që të mbyllë aventurën me Barçën në moshën 34-vjeçare. Më pas me shumë mundësi, ai do të vazhdojë vitet e fundit në karrierë në Newell, klubin e tij në Argjentinë. Megjithatë ekziston një tjetër skuadër argjentinase që pretendon ta afrojë Leon në të ardhmen. Në fakt, shumë ekipe do ëndërronin që argjentinasi të vishte fanellën e tyre pavarësisht se në çfarë moshe.

Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotti, kur u pyet se cilin lojtar të një skuadre tjetër do të donte në ekip tha “Messi-n”, duke lënë të nënkuptojmë që klubi argjentinas vazhdon të ëndërrojë një ditë që kapiteni i Kombëtares së tyre të luajë me ta në të ardhmen. /EDS/

 

Përdhunoi shqiptaren, zbulohen detajet e dosjes që fundosi Robinhon

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:40
Fakte tronditëse të gjyqit

Më 23 nëntor 2017 Robinho u dënua me 9 vjet burg për përdhunim seksual. Bashkë me një mikun e tij në vitin 2013 kanë përdhunuar në një lokal të Milanos një vajzë shqiptare, e cila asokohe ishte 22 vjeç. Së fundmi kanë dalë në dritë edhe pjesë të dosjes së paraqitur në Gjykatën e Milanos, ku dalin në pah detaje të rëndë për ish-sulmuesin e Milanit.

“I duhet dhënë pesha e duhur negative tonit dhe shprehive të përdorura për të komentuar ngjarjet, duke përshkruar vajzën me epitete turpëruese dhe termat shpesh të papërpunuara e përbuzëse, shenjë e pashmangshme e përçmimit dhe ndërgjegjësimit për mosndëshkimin e ardhshëm. Kjo bindje ka bërë që të pandehurit të qeshin vazhdimisht lidhur me ngjarjen, duke evidentuar kështu një përçmim absolut për kushtet e viktimës, e ekspozuar ndaj turpërimeve të përsëritura, përveç akteve të dhunës seksuale përmes abuzimeve veçanërisht invazive dhe me një abuzim fizik absolut të viktimës”.

Ngjarje për të cilën po flasim ka ndodhur në gardërobën e “Sio Café”, një lokal milanez ku vajza po festonte ditëlindjen. Asokohe, Robinho ishte një futbollist i Milanit. Ka qenë ai i pari që e ka përdhunuar vajzën, por në këtë çështje janë përfshirë edhe katër meshkuj të tjerë brazilianë, për të cilët procedimi është pezulluar pasi nuk janë zbuluar kurrë. Gjykata ka vendosur që vajza e përdhunuar të marrë një dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh, ndërsa Robinho vazhdon të luajë futboll në Turqi me Sivasspor, vendi i gjashtë i kampionatit aktualisht. Ka firmosur në janar dhe ka luajtur deri tani tre ndeshje në kampionat, duke shënuar tre gola kundër Ankaraspor (dopietë) dhe Kayserispor./EDS/

Pyeongchang 2018/ Ester Ledecka bën historinë, 2 të arta në olimpiadë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:21

Ester Ledecka hyn në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore. Pasi fitoi “SuperG” (super grand slalomin) e skive alpine, ajo mori medaljen e artë edhe në disiplinën e saj si snowboarder në slalomin gjigant. Sportistja çeke ia doli që të mundë rivalen e saj gjermane, Selin Joerg.  Kjo është hera e parë që një atlete fiton dy medalje të arta në dy sporte të ndryshme në të njëjtin edicion të olimpiadave.

Medalja e bronztë i shkoi gjermanes tjetër Ramona Theresia Hofmeister. Ledecka arrin suksesin e norvegjezëve Johan Groettumsbraten dhe Thorleif Haug. Të dy janë sportistët e vetëm që kanë fituar medalje të artë në më shumë se një disiplinë. Sukseset e tyre erdhën respektivisht në vitet 1928 dhe 1924. Ledecka ka lindur në vitin 1995 në Pragë dhe është vajza e një patinatoreje të njohur dhe një këngëtari çek.