Mourinhos i premtohet nga Tottenhami një shumë e majme për transferime

25 Mars 2020

Jose Mourinho duket se i ka bërë të qartë Tottenham Hotspurit se në verë dëshiron t’i bëjë disa transferime.

Skuadra londineze rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin  e ri, andaj Special One dëshiron të përforcojë skuadrën për t’i arritur qëllimet e reja.

Sipas asaj që raporton Bild, Mourinho do t’i ketë në dispozicion rreth 140 milionë euro për të transferuar lojtarë.

(Photo by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Nga kjo shumë, portugezi thuhet se dëshiron të transferojë mesfushorin e Rasenball Sport Leipzig, Marcel Saitzer, që i prinë listës.

Lexo po ashtu: Daily Star: Tottenhami me plan të madh për ta transferuar Vedat Muriqin

Në listën e ish-strategut të Chelseat e Unitedit janë edhe Mbrojtësi i djathtë i Nices, Youcef Atal, mbrojtësi i majtë i Norwichit Jamal Leëis, mbrojtësi qendror i Real Madridit Eder Militao dhe Mesfushori i Valencias Geoffrev Kondogbia. /Telegrafi/

www.telegrafi.com