Mrekullitë ekzistojnë në futboll, Spanja e vërtetoi në fushë

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
5 Janar 2018 20:30
Ka dyshime nëse ishte ndeshje e vërtetë, apo mashtrim

“Mrekulli, arritje, vepër heroike”, -  këto ishin fjalët që shtypi përdori për të përshkruar atë që ndodhi natën e 21 dhjetorit 1983Sevilje. Stadiumi “Benito Villamarín” regjistroi një ngjarje historike.

Spanja luante ndeshjen e fundit të fazës së grupeve që do kualifikonte vetëm vendin e pare, në fazën përfundimtare të evropianit të vitit 1984 të planifikuar në Francë. Malta, kundërshtari i saj, ishte inferior në aspektin e cilësive teknike, sepse ishte e përbërë nga lojtarë jo-profesionistë dhe kjo supozonte se spanjollët nuk do të kishin asnjë problem në sigurimin e fitores. Vështirësia qëndronte në arritjen pikërisht vendit të parë që Spanja po e dyluftonte me Hollandën.

Tulipanët kishin dy pikë më shumë, por gjithashtu një diferencë më të mirë golash: për të prerë biletën në Francë, spanjollët duhej të fitonin me 11 gola.

Synimi nuk ishte i thjeshtë edhe nëse përballesh me një ekip të nivelit më të ulët. Akoma më dëshpëruese duke pasur parasysh se spanjollët sapo kishin shënuar 12 gola në pesë ndeshjet e tjera të grupit dhe se në Valletta ata kishin fituar vetëm me rezultatin 2-3.

Në orën 20:30, nën qiellin Sevillia-s, djemtë e Miguel Muñoz filluan të rishkruajnë historinë e futbollit iberik në një ndeshje epike. Topi filloi të rrokulliset dhe spanjollët u hodhën përpara, të udhëhequr nga Santillana, dhe në pesëmbëdhjetë minuta ata ishin tashmë në avantazh. Tetë minuta më vonë, megjithatë, një goditje e rëndë e tronditi Spanjën: mesfushori maltez Michael Degiorgio regjistroi emrin e tij në tabelën e golashënuesëve. Kjo e detyronte ekipin spanjoll të shënonte 12 gola! Pjesa e parë përfundoi me një 3-1 të pamjaftueshëm, me shpresat spanjolle gjithnjë e më të reduktuara dhe me Parisin që dukej akoma edhe më larg.

Duheshin edhe 45 minuta, me djemtë e Muñoz që nuk hoqën dorë. Me rifillimin e lojës, Poli Rincón shënoi golin e 4-1 dhe këtu fillon momenti magjik për spanjollët. Në vetëm shtatë minuta, spanjollët shënuan katër gola dhe kjo ndezi shpresën se mrekullia mund të realizohej. Santillana, Rincón dhe Sarabia sollën rezultatin për spanjollët deri në 11 gola. Përpjekja e fundit në minutën 84, kur lojtari i Real Zaragoza Señor merr me mjeshtëri një top të nisur nga portieri dhe me një goditje jashtë zone shënon golin e 12.

Kur turku Erkan Göksel fërshëlliu fundin e takimit, deliri i spanjollëve i paraprinte dëshpërimit të Holandës, tashmë jashtë evropianit. Villamarin ishte një me tifozët dhe 30.000 njerëz u mblodhën atje dhe këndonin në unisong: "Po, po, po, Spanja shkon në Paris". Holandezët u dorëzuan  dhe përzgjedhësi i tyre, Kees Rijvers, deklaroi: "Mrekullitë ekzistojnë edhe në futboll".

Spanja preu biletën për në Kampionatin Europian, por ndeshja krijoi një debat të madh në botën e futbollit, ashtu sikur ndeshjet midis Argjentinës dhe Perusë në kampionatin botëror të 1978-ës ose Dinamo Zagreb-Lyondhjetor 2011. Edhe pse nuk u zbulua asgjë e dyshimtë, dyshimet u ngritën. Për të ngatërruar gjithçka, disa ngjarje të ndodhur në muajt në vijim bënë që dyshimet të shtoheshin akoma edhe më shumë: një kompleks i madh sportiv që Federata e Maltës ndërtoi falë një financimi "të huaj" që nuk u sqarua asnjëherë se nga kush, apo dyshimet e vazhdueshme të lojtarëve maltezë kundër portierit Bonello, i cili u bë imazh në reklamën spanjolle të një birre, në të cilin portieri u paraqit si "I amigo perfecto". Por edhe pse me këto të dhëna, asgjë nuk u arrit të vërtetohej.

Por në fund ishte mrekulli  apo mashtrimi? Vetëm ata që kanë luajtur këtë ndeshje e dinë atë që ndodhi në fushë dhe në dhomat e Federatës Spanjolle. /EDS, përgatiti M.SH)

 

Spanja: Buyo, Maceda, Goikoetxea, Camacho, Señor, Víctor, Gordillo, Carrasco, Sarabia, Rincón (Marcos, 88′), Santillana. 

Malta:  Bonello, E. Farrugia, Tortell, Holland, Azzopardi, Buttigieg, Demanuelle, Fabri, R. Farrugia (M. Farrugia, 72’), De Giorgio, Spiteri Gonzi. 

Arbitër: Erkan Goksel (turk)

Golat: 1-0 Santillana (15’). 1-1 De Giorgio (24’). 2-1 Santillana (26’). 3-1 Santillana (29’). 4-1 Rincón (47’). 5-1 Rincón (57’). 6-1 Maceda (62’). 7-1 Maceda (63’). 8-1 Rincón (64’). 9-1 Santillana (66’). 10-1 Rincón (78’). 11-1 Sarabia (80’). 12-1 Señor (84’).

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike