Muller: Sane i jashtëzakonshëm, ja përse Bayern është më i fortë

Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, ka vlerësuar kolegun e tij te “Pancerat” duke thënë se Leroy Sane tani është i pjekur sa duhet për të shkëlqyer në skenën më të madhe. Muller beson se Gjermania mund të përfitojë më së miri nga ylli i Man City-t, ndërsa e cilëson atë si një lojtar të jashtëzakonshëm.

22-vjeçari ka vuajtur shumë në këtë sezon, ndërsa trajneri Pep Guardiola nuk e ka parë si opsionin e parë për sulmin e “Qytetarëve”, edhe pse vjet u shpall talenti më i mirë i vitit në Premier League. Por çuditërisht ai u anashkalua nga trajneri Low për skuadrën e Kupës së Botës në Rusi, megjithatë ai u kujtua për ndeshjet e shtatorit. Gjithsesi Sane nuk qëndroi me kombëtaren, pasi iu desh të largohej përpara miqësores kundër Perusë, ndërsa gruaja e tij ishte duke lindur.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka aftësi që vetëm disa mund t’i kenë”, tha Muller për “Sport1”. “Unë mendoj se tani ai është mjaft i pjekur. Ne do ta ndihmojmë atë të tregojë klasin e tij në ekipin kombëtar. Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, jo vetëm Leroy”, vazhdoi sulmuesi i Bayern.

Duke iu rikthyer klubit të tij, Muller u shpreh se eliminimi nga Botërori, i ka motivuar më shumë për të patur sukses në këtë sezon me Bayern në Champions League.

“Kupa e Botës dhe humbja e pafat kundër Real Madridit në sezonin e kaluar na japin shtysë dhe energji shtesë. Ne e dimë që kemi pasur potencial për të fituar titullin, kështu që ne kemi zemërimin për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, ashtu si dhe Niko Kovac, një trajner i ri dhe ambicioz”, tha ai. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan