Mungoi në shkollë për t’u bërë golashënuesi më i ri i Copa Libertadores | VIDEO

I quajtur Neymar i ri nga mediat braziliane, Rodrygo shënoi golin e dytë të Santos në fitoren 3-1 ndaj ekipit nga Uruguai, Nacional, të enjten e kaluar. Me anë të këtij goli, 17-vjeçari parakaloi ish-yllin e Werder Bremen, Diego, si golashënuesi më i ri në Copa Libertadores. Diego i cili aktivizohet me Flamengon, dhe është 33 vjeç, ka shënuar golin e tij të parë në Copa Libertadores në vitin 2003, atëherë kur Rodrygo ishte nëntë muajsh.

Goli i Rodrygos ishte i bukur, por ajo që e bën të veçantë është fakti se për tu stërvitur për këtë ndeshje Rodrygo-s ju desh të mos shkonte në shkollë për disa ditë . Braziliani është nxënës i vitit të tretë në gjimnaz dhe shpreson që ky veprim mos ti ketë shkaktuar probleme me mësuesit e tij dhe për këtë ka kërkuar falje për mungesat.

“Jam i lumtur që jam lojtari më i ri që ka shënuar,” tha ai në një konferencë për shtyp pas ndeshjes. “Unë po realizoj një ëndërr çdo ditë. Nuk besoj se ata janë nxehur me mua pse nuk kam shkuar në shkollë sot, apo jo?”./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan