Mungon Ronaldo, Silvat i japin fitoren Portugalisë (VIDEO)

11 Tetor 2018

Mungesa e Cristiano Ronaldos nuk u ndie këtë të enjte për Porgugalinë, pasi arriti të mundte Poloninë 3-2 në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri Fernando Santos kishte rreshtuar tre Silva në sulm dhe dy prej tyre shënuan, ndërsa në fund rezultoi vendimtar edhe një autogol i polakëve.

Robert Lewandowski  – në ndeshjen e 100-të me kombëtaren – ishte sërish në një ditë të keqe dhe nuk arriti të frymëzonte skuadrën e tij. Në fakt u duk se njeriu i momentit në Serie A, Krzysztof Piatek, do të ishte protagonist i mbrëmjes, kur kaloi në avantazh vendasit, por më pas Portugalia dominoi ndeshjen duke barazuar fillimisht me Andre Silvan, të ringjallur që kur ka lënë Milanin për Sevillan.

Portugezët kaluan në avantazh kur Kamil Glik dërgoi topin në portën e tij në përpjekje për ta larguar nga këmbët e kundërshtarit, ndërsa gjashtë minuta nga pjesa e dytë Bernardo Silva përfitoi nga gabimi i Lukasz Fabianskit në portë për të shënuar golin që siguroi fitoren. Goli i Jakub Blaszczykowskit në fund shërbeu vetëm për ngushëllim, pasi Polonia nuk mund të ndryshonte më ecurinë e ndeshjes./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan