Mungon vetëm zyrtarizmi, portieri kuqezi pranë transferimit në Francë

Paraqitjet e Etrit Berishës me ekipin e Atalantës këtë sezon në Serie A kanë qenë me të vërtetë mbresëlënëse. Portieri kuqezi e ka konfirmuar veten dhe në këtë mënyrë ka tërhequr vëmendjen e disa prej ekipeve më të mira evropiane.

Së fundmi për portierin një interes të madh ka shfaqur ekipi i Lille në Ligue 1. Sipas Sportitalia, dy klubet kanë nisur bisedimet për lojtarin e përfaqësueses shqiptare. 29-vjeçari iu bashkua Atalanta-s nga Lazio, në fillim në formë huazimi e më pas u ble për 5 mln euro. Berisha ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Serie A, teksa ka ardhur në fillim te Lazio më 2013. Ai ka 47 paraqitje me përfaqësuesen shqiptare.

Drejtuesit francezë duken të bindur nga cilësitë e Berishës dhe mund të bëjnë për të një ofertë zyrtare në ditët në vijim. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan