Shkodran Mustafi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth fitores së Arsenalit në Ligën e Evropës.
Arsenali fitoi me lehtësi dhe rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Standard Liege në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.
Kjo fitore e londinezëve i ka pëlqyer mbrojtësit shqiptar, Mustafi, i cili ka shkruar në profilin e tij privat në Facebook.
Lexo po ashtu: Arsenali e shkatërron Standard Liegen, katër gola për kreun e grupit
Mustafi ka përgëzuar bashkëlojtarët e tij për paraqitjen e madhe, pa pranuar gol ndaj belgëve.
Arsenal mori një fitore të madhe (Foto: Dan Istitene/Getty Images)
“Djelmoshat ishin nĂ« zjarr sot. Paraqitje e madhe dhe njĂ« tjetĂ«r portĂ« e paprekur”, ka shkruar Mustafi nĂ« profilin e tij.
Ndryshe, Mustafi është kritikuar shumë gjatë muajve të fundit, por me të në formacion, Arsenali po pranon më pak gola. /Telegrafi/
www.telegrafi.com