Mustafi jep sinjale se mund të largohet nga Arsenali

08 Korrik 2019

Shkodran Mustafi ka dhënë sinjalet e para se mund të largohet nga Arsenali qysh në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi shqiptar kishte paraqitje mesatare në sezonin e kaluar te skuadra londineze, derisa së fundmi ka dhënë disa shenja se mund të largohet nga Emirates Stadium.

Mustafi po lidhet me një kalim te Fenerbahce dhe Galatasaray, por nuk përjashtohet as rikthimi në Serie A, aty ku kishte nivelin e tij më të lartë.

“ËshtĂ« duke u shkruar shumĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen time, por janĂ« vetĂ«m spekulime. Jam lojtar i Arsenalit deri nĂ« vitin 2021”, ka thĂ«nĂ« mbrojtĂ«si shqiptar javĂ« mĂ« parĂ«.

Lexo po ashtu: Largimi i Mustafit nga Arsenali bëhet edhe më i mundshëm, mbrojtësi shqiptar kërkohet nga Fenerbahce

Por, 27-vjeçari ka ngritur dyshime të mëdha se mund të largohet nga Topçinjtë, pasi ka larguar nga profili i tij informatën se është lojtar i Arsenalit.

MbrojtĂ«si e kishte tĂ« shkruar “Lojtar i Arsenalit” nĂ« llogarinĂ« e tij nĂ« Instagram, mirĂ«po tashmĂ« kjo Ă«shtĂ« larguar nga profili i tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com