Muzaka kërcënon Kastriotin: Do ia kthejmë me të njëjtën monedhë

13 Prill 2019

Gjergj Muzaka, mesfushori kryeqytetas i Skënderbeut, beson se skuadra bardhekuqe do të rikthehet te fitorja në sfidën e radhës kundër Kastriotit. “Për situatën që ne ndodhemi me mungesën e rezultateve, është një ndeshje e madhe dhe kërkon një vlerësim më të madh se sa ekipeve rivale. Kjo sepse mobilizimi ndaj ekipeve të mëdha vjen vetvetiu, ndërsa ndaj Kastriotit duhet të gjesh vetë dhe duhet të jetë më i madh. Në këtë aspekt merr dhe një rëndësi më të madhe kjo ndeshje”, tha Muzaka në konferncën për shtyp.

Ai “ndez” sfidën, duke deklaruar se ndaj krutanëve do të luajnë me agresivitet, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë skuadrës së Devollit. “Jemi në një moment që nuk duhet të qajmë çfarë është bërë sepse fundi është afër dhe kemi objektiva për të arritur. Ne jemi gati pavarësisht rezultateve ne kemi qenë agresivë. Nëse Kastrioti është ekip agresiv dhe kërkon pikë, ia kthejmë në të njëjtën monedhë”.

Kupat e Europës, por edhe Kupa e Shqipërisë, janë dy objektivat e mbetur në valle për korçarët, ndaj edhe Muzaka kërkon nga veteranët e skuadrës, që të ndihmojnë trajnerin Shehi dhe të udhëheqin skuadrë. “Besoj që trajneri në këtë pikë ka pasur të drejtë sepse përgjegjësia e lojtarëve me të vjetër të tërheqin shokët e skuadrës. Rezultatet e dobëta na kanë ulur moralin dhe duhet të shohim vetëm para për objektivat dhe arrihen nga Europa dhe Kupa. Fundi është pranë dhe duhet shtysë e madhe,” përfundoi Muzaka.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan