Myrto Uzuni surprizon Kryeministrin Edi Rama me fanellën e kampionit

07 Qershor 2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari. Nga kjo, sulmuesi shqiptar që luan në kampionatin e këtij vendi, Myrto Uzuni, përfitoi dhe i dhuroi një fanellë me numrin e vet 77, me ngjyrat e ekipit Ferencvaros.

Uzuni duhej të ishte me ekipin kombëtar, por një dëmtim e ka lënë jashtë për dy miqësoret e qershorit. Sulmuesi kuqezi u shpall kampion në Hungari dhe tashmë është bërë lojtari më i shtrenjtë në këtë kampionat. Rama e falënderoi me këto rreshta në Fazebook:

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan