Nabil Fekir arrin marrëveshje me Real Betisin

21 Korrik 2019

Nabil Fekir është shumë afër ta kompletojë kalimin te Real Betis.

Mesfushori francez ishte kërkuar nga Liverpooli dhe Chelsea në verën e kaluar, derisa në garë ishin edhe Arsenali dhe Manchester United.

Por, sipas mediave në Spanjë, Real Betisi është shumë afër që ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Lyonit.

Nabil Fekir (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Fekir është pajtuar me kushtet personale të ofruar nga skuadra e La Liga-së, ndërsa prezantimi i tij pritet të ndodhë në javën e ardhshme.

Lexo po ashtu: Presidenti i Lyonit, Aulas: Fekir është i lirë të largohet

Betisi do t’i paguajĂ« 65 milionĂ« euro pĂ«r shĂ«rbimet e mesfushorit ofanziv, gjersa do tĂ« nĂ«nshkruajĂ« njĂ« kontratĂ« katĂ«rvjeçare.

Fekirit i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« leja nga Lyoni qĂ« t’i braktisĂ« seancat stĂ«rvitore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta kompletojĂ« kalimin te skuadra spanjolle. /Telegrafi/

www.telegrafi.com