Nabil Fekir shihet si zëvendësues i Eden Hazardit

21 Shkurt 2019

Chelsea janë të gatshëm për të rritur ndjekjen e sulmuesit të Lyonit, Nabil Fekir.

The Blues kanë bërë kërkesë për transferimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tani po përgatiten për një veprim gjatë verës.

“Le 10 Sport” shkruan sot se londinezët kanë identifikuar sulmuesin e krahut si zëvendësim për Eden Hazardin.

Eden Hazard (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Me belgun që pritet të lëvizë drejt Real Madridit për rreth 100 milionë euro – Chelsea është i gatshëm të ofrojë 30-40 milionë euro për futbollistin e skuadrës franceze.

Mesfushori me tipare sulmuese i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë të vlefshme me Lyonin dhe për momentin po refuzon të vazhdojë kontratën.

Lexo po ashtu: Real Madridi mund të përballojë transferimin e të dyve, Neymarit dhe Hazardit

Theksojmë se 25-vjeçari më parë ishte raportuar se do të kalojë te skuadra tjetër angleze e Liverpoolit, por që në fund The Reds vendosen për shqiptarin, Xherdan Shaqirin.

Ndryshe, Fekir deri më tani ka pasur 134 paraqitje për francezët dhe ka shënuar 53 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com