Nadal e nis me humbje 2018-ën

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
9 Janar 2018 16:11
Tenisti spanjoll shqetësime në gju

Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadal. Pasi nuk u ndesh në Abu Dhabi dhe në Brisbane për shkak të probleme fizike, tenisti spanjoll u mund nga Richard Gasquet në “Kooyong Classic” me rezultatin (6-4, 7-5).

Por ky dështim nuk e shqetëson aspak Nadal-in, i cili u shfaq mjaft i qetë dhe optimist pas përballjes me francezin.

“Ishte një test shumë i mirë për mua. Gjuri? Gjendja e tij është e mirë, ndryshe nuk do të isha këtu.

Po stërvitem fort për ‘Australian Open’ dhe do të jem gati”, u shpreh Nadal.